Demonstrata, OSBE: Dënojmë dhunën, - 22 January 2011 - ALBANIAN COMMUNITY OF AMERICA

ALBBOSTON.COM

Sunday, 2016-12-11, 2:44 PM

Welcome Guest

Site menu

Log In

Search

Calendar

«  January 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Our poll

Ju pelqen Website
Total of answers: 10158

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Home » 2011 » January » 22 » Demonstrata, OSBE: Dënojmë dhunën,
12:19 PM
Demonstrata, OSBE: Dënojmë dhunën,
Komuniteti ndërkombëtar dënon ashpër dhunën e shpërthyer dje në demonstratat e opozitës, e cila përfundoi me një bilanc prej 3 të vdekurish dhe 61 të plagosur. Krerët më të lartë të Këshillit Europian, OSBE-së kanë shprehur shqetësimin e tyre për shpërthimin e dhunës dhe bëjnë thirrje për angazhimin e politikës në një dialog konstruktiv. Thirrjes për të ndaluar dhunës është bërë dhe nga eurodeputetja Tanja Fajon
 
KiE: DENOJME DHUNEN, BERISHA DO NA INFORMOJE
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të bërë nga ana e opozitës. Në vijim të protestave të dhunshme që ndodhën dje në Tiranë, sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Thorbjorn Jagland dha këtë deklaratë: "Jam shumë i shqetësuar për shpërthimin e dhunës dhe për viktimat që solli demonstrata në rrugët e Tiranës këtë pasdite". "Dënoj të gjitha llojet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjitha forcave politike të angazhohen në dialogun konstruktiv, brenda institucioneve demokratike ekzistuese në Shqipëri". Kreu i Asamblesë së KiE-së u shpreh se "shpresoj se do të njoftohem më tej rreth këtij incidenti fatkeq, gjatë vizitës së kryeministrit Sali Berisha në KiE të enjten tjetër".
OSBE: TE NDALET PERDORIMI I DHUNES
Kryetari i radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Audronius Ažubalis u bëri thirrje të gjithëve në Shqipëri të përmbahen nga përdorimi i dhunës, pas përleshjeve që shkaktuan disa të vdekur dhe shumë të plagosur. "E drejta për të demonstruar vjen së bashku me përgjegjësinë për ta bërë këtë në mënyrë paqësore. Dialogu dhe bashkëpunimi mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet Shqipëria. Dhuna dhe deklaratat provokative vetëm sa e përkeqësojnë situatën", - tha Ažu-balis. Ai theksoi se OSBE-ja dhe prezenca e saj në Shqipëri do të vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të mbështesin përpjekjet e autoriteteve, institucioneve e aktorëve të shoqërisë civile të vendit për të konsoliduar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. FAJON: POLITIKANET TE DEGJOJNE ZERIN E POPULLIT
Thirrjes për të ndaluar dhunës është bërë dhe nga eurodeputetja Tanja Fajon. Në një apel drejtuar të gjithë popullit shqiptar të cilin e ka publikuar dhe në profilin e saj në face book Tanja Fajon thotë: "Ju dhe shteti juaj, qytetarët kanë vuajtur mjaft në këto vite. Unë i them ndal lëndimit të njerëzve të pafajshëm dhe u bëj thirrje të gjithë politikanëve të përgjegjshëm të fillojnë të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre. Të gjithë ju, - i drejtohet popullit shqiptar Fajon - meritoni një vend që funksionon në mënyrë të drejtë e me ndershmëri, e mbi të gjitha ju meritoni paqe e stabilitet", - përfundon eurodeputetja
Attachments: Image 1
Views: 244 | Added by: CopS | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1  
yeah right

Name *:
Email *:
Code *: