Kadare, zemërim mbi politikën - 3 February 2011 - ALBANIAN COMMUNITY OF AMERICA

ALBBOSTON.COM

Sunday, 2016-12-11, 2:45 PM

Welcome Guest

Site menu

Log In

Search

Calendar

«  February 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728

Our poll

Ju pelqen Website
Total of answers: 10158

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Home » 2011 » February » 3 » Kadare, zemërim mbi politikën
7:45 PM
Kadare, zemërim mbi politikën
Ismail Kadare është zëri i radhës që i bashkohet korit të reagimeve për ngjarjet e 21 janarit

Ende pa u zbehur mirë kujtimi i festave, jetës shqiptare iu prish normaliteti, thotë përfaqësuesi i shquar i letrave shqipe në një shkrim të botuar në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria” në Nju Jork.
"E duke u nisur pikërisht nga kjo fjalë, "normal”, nis logjika e mendimit. Është e njohur tashmë se një vend jo normal sundohet "mirë”, por qeveriset keq. Këtë të vërtetë e njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat hidrike (ato që kanë përdorur mungesën e ujit si mjet sundimi), e deri në ditët tona.Vetëm në rende të tilla, që dalin nga rendi normal i gjërave mund të krijohen psikoza të sëmura, ato që lindin pastaj ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme të sundimit tiranik”, thotë Kadare.
Të gjithë popujt e ish-Lindjes janë tepër të ndjeshëm ndaj tyre, kujton shkrimtari i madh, duke iu referuar këtu pikërisht vuajtjes së tyre nën regjimin komunist. Në këtë këndveshtrim, do të ishte e kuptueshme që shqiptarët, ata që patën tiranë më të egër e më të zgjatur, do të ishin dyfish më të ndjeshëm. Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri kanë kapërcyer kufijtë e lejueshëm, thotë Kadare, që tenton t’i japë një përgjigje pyetjes që ai vetë shtron në këtë shkrim: përse është kaq e egër lufta politike në vend.
Për shkrimtarin, dy mund të jenë dukuritë që luajnë rol vendimtar në këtë mes: etja për pushtet dhe korrupsioni. Termometri, thotë ai, thyhet kur i sëmuri nuk dëshiron të marrë vesh sëmundjen ngaqë ai e di atë. Për të mos thënë se sëmundja është ai vetë. Në rrethana të caktuara, kur dufi për pushtet dhe korrupsioni lidhen me njëri-tjetrin, ashtu si në klonimet që prodhojnë monstra, përzjerja që del prej kësaj lidhjeje mund të jetë fatale.
Më 21 janar, shton Kadare, gjatë një demonstrate, për fat të keq të dhunshme, u vranë me armë tre njerëz të paarmatosur, pra të pafajshëm, qytetarë të shtetit demokratik shqiptar, e njëkohësisht tre qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Europian. Kjo e fundit nuk theksohet as për të mitizuar e as për të sublimuar këtë Bashkim, por për t’u kujtuar të gjithëve se ne, pa hyrë ende në këtë shtëpi të përbashkët, kemi cënuar programin e saj, atë program që me sinqeritet dhe përkushtim e kemi shpallur si programin tonë.
Një pyetje e pashmangshme del në këtë rast: na duhet ndërhyrja e vdekjes, që ne të jemi seriozë? Ka kohë që pyetja për seriozitetin duhej bërë ngaqë ka kohë që kjo po ndodh e ne vazhdojmë të mos jemi seriozë. (Komedia e gjyqit të Gërdecit, zvarritjet, dredhitë janë më keq se një shuplakë që i bëhet haptas dinjitetit publik. Ka kohë që ky banalizim i së keqes, siç është cilësuar, po rreh të modelojë moralin shqiptar. Formula bazë të jetës demokratike: nderimi për institucionet dhe pavarësinë e tyre, rreh të kthehet në një shprehje të zbrazët, nga ato që hyjnë në njerin vesh, për të dalë nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje të rënda si kriza institucionale, bëjnë jo më shumë përshtypje se sa një breshër i përkohshëm, shkruan Kadare.
Attachments: Image 1
Views: 288 | Added by: albo | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: