ALBBOSTON.COM

Friday, 2024-03-29, 8:04 AM

Welcome Guest

Site menu

Log In

Search

Calendar

«  January 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Our poll

Ju pelqen Website
Total of answers: 10160

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Home » 2011 » January » 22 » Rama: Pas ditës së zisë, demonstrata
11:47 AM
Rama: Pas ditës së zisë, demonstrata
 Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se opozita nesër do të jetë në ditë zie dhe deklaroi se pas kësaj dite do të vijojnë demonstratat. Ai ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se në deklaratën e sotme për shtyp është shfaqur si një mafioz duke akuzuar opozitën dhe shpifur për kreun e saj.
 

"Berisha u shfaq si një mafioz, si një puçist dhe jo si një përfaqësues i pushtetit të vjedhur, por të grabitur. Ai akuzoi mua dhe opozitën si përgjëgjës për krimin e sotëm. Ai shpifi edhe kur foli për të vdekurit kur tregoi për ngjarjen e Spitalit Ushtarak. Ai shpifi se isha tek kulla e Fidelit dhe organizoja skenarin kur në fakt isha bashkë me të tjerë në urën e Bulevardit për shkak të sulmit të policisë. Opozita nesër e ka ditë zie. Shqipëria që nuk jeton në oborrin e kusarëve e ka ditë zie. Por para se të nderojmë të rënët, e sigurojë Berishën se do të na ketë sërish përballë. Do të jem në krye të demonstratava që do të fillojnë pas ditës së zisë”, tha Rama.
Mirëpres padinë penale, por i bëj thirrje presidentit dhe prokurores së përgjithshme. Kërkojmë hetimin e ecurisë së ngjarjes për hetuar atë që pamë me sytë tanë, provokimin dhe më pas dhunimin nga një polici e shtetit e keqpërdorur”, theksoi Rama.
"Do ta vazhdojmë betejën pa dhunë, pa armë dhe pa skenare si ky i sotmi që shkaktoi vdekjen e tre personave të pafajshëm. Shqipëria është atdheu ynë dhe në këtë atdhe ne pranojmë të bashkëjetojmë me këdo, por refuzojmë të trajtohemi si një popull që nuk ka liri dhe të drejta. Jo për ta marrë pushtetin me dhunë, por mos të lejojmë që dhuna e pushtetit ta zhysë vendin gjithnjë e më keq”, deklaroi kreu i PS-së.
Attachments: Image 1
Views: 770 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: