ALBBOSTON.COM

Thursday, 2024-03-28, 12:06 PM

Welcome Guest

Site menu

Log In

Search

Calendar

«  January 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Our poll

A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?
Total of answers: 8710

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Home » 2011 » January » 22 » Topi, thirrje për qetësi
12:02 PM
Topi, thirrje për qetësi
Zyra e shtypit e Presidencës së Republikës sapo ka publikuar një deklaratë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi për situatën.
Presidenti, thuhet në këtë deklaratë, po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit

"Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”.
Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit.
"Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja, përfund deklaratën e tij Presidenti i Republikës”.
Views: 791 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 NIK  
0
ky eshte kota biskota

Name *:
Email *:
Code *: