ALBBOSTON.COM

Saturday, 2024-11-23, 2:39 PM

Welcome Guest

Site menu

Log In

Search

Calendar

«  January 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Our poll

A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?
Total of answers: 8710

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Home » 2011 » January » 22 » Berisha: Institucionet do të mbrohen me çdo çmim
11:54 AM
Berisha: Institucionet do të mbrohen me çdo çmim
Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar përfaqësuesit e opozitës në lidhje me ngjarjet e sotme të ndodhura gjatë demonstratës përpara Kryeministrisë. Në një dalje për shtyp ai ka theksuar se gjatë të gjithë kohës ka qëndruar brenda zyrës së tij, në mbrojtje të institucioneve dhe theksoi se ato do të mbrohen me çdo çmim.
Ai ka deklaruar se viktimat janë qëlluar me armë që nuk zotërohen nga forcat e policisë.
"Patë fytyrën e vërtetë, shëmtinë morale të Edvin Kristaq Ramës, ish ministrit të sigurimit të shtetit të diktaturës dhe autorit të kryemasakrës së Shkodrës, Gramoz Ruçit dhe ministrit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushit, të projektuesve të një akti kriminal për të marrë pushtetin me dhunë, duke angazhuar bashibuzukë, banditë, kriminelë, trafikantë, të paguar”, është shprehur Berisha.
"Bastardët e benalive shqiptarë, imagjinuan skenarin tunizian që e anunçuan disa ditë më parë, nën drejtimin direkt të Edvin Kristaq Ramës, i vendosur në kullat e Fidel Yllit. Ato donin që me çdo kusht të merrej Kryeministria, Parlamenti dhe ministritë”, tha Berisha.
"Në këto përleshje kanë humbur jetën tre qytetarë, janë plagosur dhjetra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë... E ftoj zotin Rama të mos provokojë popullin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare, se do të gjejë vështrësi të mëdha. Zgjedhjet ky vend do t’i ketë në vitin 2013. Pushtetin me dhunë nuk mund ta marrë askush. Do të bëjë çdo gjë në përputhje me Kushtetutën, shtetin ligjor dhe ligjet e vendit”, theksoi Berisha.
"Nga të dhënat paraprakëve të ekspertëve dhe mjekëve të renimacionit është se ata janë qëlluar me armë të lehta nga afër. Dhe kjo mund të faktohet shumë lehtë. Madje thuhet se janë me silenciatorë. Të dhënat akuzojnë skenaristët, por do të ketë një ekspertizë mjekore-ligjore që do të bëjë ekspertizën… Nuk e mohoj se ka pasur snajper. Institucionet do të mbrohen me çdo çmim, mjerë ai që gabon. Urdhëri është që intitucionet do të mbrohen”, theksoi Berisha.
"Rama do të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë që ka ndodhur. Është një përgjegjësi shumëplanëshe. Tiranën nuk mund ta marrin kurrë banda dhe banditë. Ligji, ligji dhe vetëm ligji, kjo është motoja jonë”, përfundoi kryeministri
Attachments: Image 1
Views: 828 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: