Home » 2011»January»25 » Berisha:Urdhër-arrestet nuk do zbatohen. Nëse Rama sulmon,do jem aty
5:49 AM
Berisha:Urdhër-arrestet nuk do zbatohen. Nëse Rama sulmon,do jem aty
-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të kodit të procedurës penale
Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, duke i’u referuar urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria. Organi i akuzës lëshoi urdhër arreste për gjashtë zyrtarë të lartë të Gardës, lidhur me sulmin e 21 janarit.
Në intervistë, Berisha thekson se nëse kryetari i opozitës vendos të sulmojë sërish ndërtesën e qeverisë, ai do ta presë aty. “Unë do të jem këtu, dhe nuk do të lejoj askënd të marrë me forcë pushtetin“ u shpreh kreu i qeverisë duke shtuar se nëse do të ketë incidente, gjithçka do të varet nga Rama.
“Detyra ime është të qëndroj në zyrën time“ është shprehur për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, kryeministri Berisha.