ALBBOSTON.COM

Tuesday, 2024-04-16, 12:00 PM

Welcome Guest

Site menu

Log In

Search

Calendar

«  January 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Our poll

A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?
Total of answers: 8710

Statistics


Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Home » 2011 » January » 25 » :ke-duhet-hetim-gjithperfshires-per-21-janarin :lajme-shkurt
5:53 AM
:ke-duhet-hetim-gjithperfshires-per-21-janarin :lajme-shkurt
Europian bën thirrje për rikthimin e qetësisë e përgjegjësi për respektimin e ligjit.

“Mbështesim principet e nje hetimi per ngjarjet e 21 janarit, por kjo duhet bere ne menyre gjithperfshirese”- deklaroi sot Natasha Butler, Zëdhënësja e komisionerit të BE për Zgjerim, Stefan Fyle gjatë një konference për shtyp në
Komisioni Europian konsideron se menyra për të dalë nga kriza është t’i jepet fund mosmarreveshjeve “driteshkurtra politike” ndërsa palët të fokusohen në axhendën europiane në mënyrë që Shqipëria të përmbushe perspektiven e saj europiane në interest e qytetarëve shqiptarë.
Buttler vuri në dijeni se KE po ndjek me shumë kujdes situatën në Shqipëri nëpërmjet delegacionit të BE në Tiranë.

Sipas zëdhënëses, për momentin e rëndësishme është të rikthehet qetësia ndërsa thekson se nuk duhet të përsëriten skena si ato së të premtes. Butler apelon për politikën që të gjejë menjëherë zgjidhjen e menjëhershme.
“Ështe e rëndesishme të kthehet qetësia, të evitohet përsëritja e dhunës të së premtes që solli viktima dhe të plagosur. Ështe e rëndësishme për liderët politik të fokuohen tek zgjidhjet që mund të gjejnë sëbashku me qëllim zgjidhjen e ngërcit. I takon liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe maturi politike. I takon si qeverisë dhe opozitës që të gjejnë zgjidhjen”.

E pyetur nga mediat për përgjegjësit e ngjarjes, Butler theksoi se kjo nuk i takon BE, pasi BE më shumë se njëherë ka theksuar ajo ka kontribuar për gjetjen e një zgjidhjeje për ngërcin politik në Shqipëri. Tani, tha ajo, duhet që vetë liderët e politikës shqiptare të punojnë për zgjidhjen e kësaj krize.
“Nuk i takon BE se te thote se kush është përgjegjës per ngjarjet. E rëndësishme qe politikanet te perdorin nje retorike te qete, por i takon atyre të tregojne që mund të përmbushin kriteret e kërkuara, për të cilat shqiperia ka aplikuar për të marrë statusin kandidat. Rikujtoj kritirete e përmendura në Nëntor –bashkepunimi në parlament për të miratuar ligjet në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Ka disa hapa që duhen ndërmarrë, dhe është e rëndësishme që të gjithë aktorët politike të bëjnë punën e tyre. Komisioni ka bere perpjekje te vazhdueshme me takime si me kryeministrin Berisha ashtu edhe me liderin e opozites Edi Rama per te gjetur nje zgjidhje, por tani i takon vetë liderëve që të gjejnë rrugen e daljes nga kriza dhe të zgjedhin nëse duan te permbushin kriteret e kerkuara nga BE, për të vazhduar rrugen e integrimit europian”.

Butler dhe njëhetë kujton se kriteret drejt integrimit të një vendi në BE mbetet ai i funksionimit të demokracisë, ndaj i bën thirrje qeverisë të bashkëpunojë për zbardhjen e ngjarjeve të 21 Janarit.
“Ne kemi e beret e qarte kriteret qe duhen permbushur, dhe mes tyre me i rendesishme eshte pikerisht funksionimi i demokracise. I takon tashmë autoriteteve shqiptare që të tregojnë përgjegjësi politike dhe ti rikthehen dialogut që të permbushin rekomandimet tona.

Attachments: Image 1
Views: 887 | Added by: NIK | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: