Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela e ka cilësuar një masakër të vertetë dhunën e ushtruar nga policia mbi protestuesit, duke folur nga Spitali Ushtarak
Sipas tij, demonstruesit janë qëlluar me snajper. "Dhjetra të plagosur dhe tre të vrarë. Është masakra më e madhe në historinë e Shqipërisë. U them shqiptarëve të gjithë në këmbë për të respektuar dëshmorët. Nga të katër anët kanë qëlluar me snajpera. Në funeral të gjithë të respektojmë viktimat dhe të ngrihemi në këmbë”, theksoi Ngjela.