Zyra e shtypit e Presidencës së Republikës sapo ka publikuar një deklaratë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi për situatën. Presidenti, thuhet në këtë deklaratë, po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit
"Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”. Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. "Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja, përfund deklaratën e tij Presidenti i Republikës”.